Trashëgimia e 700 mijë bunkerëve në Shqipëri

Disa shqiptarë do të donin t’i ruanin bunkerët si monument, disa tjerë do të donin t’i largonin. Këto ndjenja të përziera kanë të bëjnë me faktin se shqiptarët janë të drejtuar kah e ardhmja, e jo kah e kaluara. Shikoni fotografitë që dokumentojnë bunkerët.

Lajme

26/01/2014 20:00

Në Shqipërinë e sotme, një bunker është për çdo të katërtin person. Të ndërtuar gjatë regjimit 40 vjeçar të diktatorit Enver Hoxha, më shumë se 700 mijë bunkerë të jashtëm dhe të nëndheshëm të cilat duken në peisazh – realisht asnjëherë nuk ishin përdorur për t’u mbrojtur nga ndonjë sum. Tash, shërbenjë për të kujtuar regjimin diktatorial të Enver Hoxhës.

Fotogrrafi David Galjaard ishte duke punuar në një seri fotografish të Luftës së Ftohtë dhe bunkerët e saj në Holand gjatë vitit 2008, kur ai ndoqi këshillën e një gazetari për të udhëtuar në Shqipëri, që t’i shohë  bunkerët e saj.

Pas një hulumtimi paraprak, Galjaard e dinte se ai do të duhej të udhëtonte drejt Shqipërisë për të parë personalisht bunkerët.

“Qëllimi ishte që të gjeja pasojat e këtyre bunkerëve në peisazhin e Shqipërisë, dhe çfarë do të thoshin ato për njerëzit, për kujtesën e tyre kolektive, që janë shkaktuar nga këto kuti pilulash, të cilat ju rikujtojnë të kaluarën e tyre të frikshme diktaroriale”, thotë Galjaard.

Pas udhëtimit të parë të Gajlaard, ai e dinte se kjo ishte më shumë se një storie interesante që ai po tregonte.

“Në tetor 2009 unë u ktheva sërish. Gjatë këtij udhëtimi vendosa që të përdorja bunkerët si metaforë për të dokumentuar tranzicionin e këtij vendi. Në atë moment, më kjo nuk u bë një tregim për bunkerët, por një tregim për historinë, të tashmën dhe të ardhmen e Shqipërisë”, thotë Galjaard.

Galjaard udhëtoi 3 herë drejt Shqipërinë gjatë dy vjetëve dhe në total kaloi më shumë se 4 muaj në Shqipëri. Qyshkur bunkerët nuk janë të shënjuar në hartë, Galjaard udhëtoi me një kombi të vogël, ashtu pa plan, duke shpresuar se do të gjente bunkerë rrugës. Kur ai shkonte nëpër male apo dhe plazhe, udhëtonte në këmbë.

Sot, thotë Gajaard, shumica e bunkerëve janë bosh ose të mbuluar dhe të panevojshëm. Ato shpesh përdoren si depo ose si strehim për kafshët. Disa njerëz madje kanë hapur dyqane të vogla apo restaurante në to. Një njeri, të cilin e takoi Galjaard, e kishte shënduar një bunker në një studio ku bënte tatuazhe. Është edhe një festival muzikor i cili përdor bunkerët.  Shumë prej  bunkerëve të cilët nuk janë revitalizuar, kanë qenë në mëshirën e elementeve natyrore. Të tjerat janë shkatërruar për ironinë e tyre që kanë.

Përgjithësisht, thotë Galjaard, shqiptarët kanë ndjenja të përziera sa u përket bunkerëve. Disa njerëz do të preferonin që t’i mbanin ato si monumente, përderisa të tjerët do të dëshironin që t’i largonin, sepse pengojnë gjatë punimit të tokës.

“Shumica e shqiptarëve nuk janë të interesuar për bunkerët. Si njëri prej vendeve më të varfëra të Europës, ata kanë çështje më urgjente që duhen të shqetësohen. Ata janë të interesuar për të ardhmen, e jo për të kaluarën”, thotë Galjaard.

Vizitorët e huaj në këtë vend, thotë Galjaard, janë të befasuar që të mësojnë për bunkerët dhe janë të mrekulluar edhe nga peisazhi ku ato janë të vendosur, sa që i shohin si “vezët e pashkëve”.

Shqiptarët kanë menduar për disa ide se si do të mund të risnin numrin e turistëve, por Gazljaar thotë se akoma ka hapësirë për t’u përmirësuar në këtë drejtim.

“Kur ekonomia të ngritet pak, edhe më shumë vizitorë do të vijnë, mendoj se shqiptarët do të kenë një pasqyrë më të qartë të potencialit që kanë bunkerët për të qenë atraksion turistik. Pastaj ato do të shërbenin që njerëzit të përfitonin nga ato”.