Transportonte hekur, përplaset në brigjet greke anija me flamurin shqiptar

Anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton metrikë hekuri.

Lajme

16/11/2018 08:21

Një anije me flamurin shqiptar është përplasur në bregdetin e Lefkadhës në Greqi.

Anija me emrin “Koravi” është përplasur me shkëmbinjtë nënujor në zonën detare të Akrotirio Doukatou.

Në bordin e anijëse ndodheshin 8 persona të cilët pas aksidentit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Ministrisë Detare greke, anija “Koravi” kishte në bordin e saj 1,900 ton metrikë hekuri, të cilën e kishte ngarkuar në Amaliada të Volos dhe ishte nisur për në Shqipëri, transmeton “Vizion Plus”.

Në zonën ku ka ndodhur incidenti janë anije të rojes bregdetare dhe dy anije të tjera.