Transportonte drogë nga Kruja në Tiranë, kapet 28-vjeçari me 46 kg kanabis në makinë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person, dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij pasi u kap duke transportuar drogë për në Tiranë.

Lajme

16/08/2017 11:01

Operacion antidrogë i koduar “Cudhi” përfundoi me sukses me arrestimin e Nuri Hysajt, 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë dhe sekuestrimin e 46.5 kg marijuanë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas  po transportonte lëndë narkotike nga Kruja për në Tiranë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Cudhi”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi: • Nuri Hysa 28 vjeç, banues në fshatin Cudhi, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasin: • P.H. 32 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, shkruan lapsi.al

Më datë 15.08.2017, në bazë të infomacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, në vendin e quajtur” Kroji I Madh” , fshati Cudhi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,(në pjesën e bakazhit dhe sedilet e pasme) u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 46.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, e vendosur në 8 thasë lini.