Transportonin ilegalisht sirianët, arrestohen 4 persona

Policia e Kukësit ka vënë në pranga katër persona për trafikimin personash. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Kaskada” janë ndaluar edhe 15 shtetas sirianë.

Lajme

01/10/2016 10:08

Në pranga kanë rënë Gjerard Markaj, Riza Hasani, Shefqet Velaj dhe Zeqir Bajrami, nga Kamza e Tiranës. Ata janë ndaluar në rrugën e Kombi, në vendin e quajtur Fushë Dugagjin, teksa udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, shkruan Top Channel.

Me tre mjetet e tyre ata ishin duke transportuar 15 shtetasit sirianë, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do të kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Ndaj tyre rëndon akuza e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim.