Transportonin 7 sirianë klandestinë, dy të arrestuar në Fier

Dy persona kanë rënë në pranga në Fier, pasi transportonin shtatë sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Lajme

30/05/2018 13:25

Në makinën e 25-vjeçarit Mikel Hoxha, nga Tirana ishin katër sirianë dhe u kapën në lagjen “1 Maji” të Fierit.

Ndërkohë në lagjen “Sheq i Madh” u gjetën tre sirianë në mjetin e Xhuljan Bullari, 22 vjeç, po nga Tirana.