Transkript: Përplasje e ashpër Xhavit Haliti – Anton Quni për 8 milionë marka /VIDEO

Deputetët Xhavit Haliti dhe Anton Quni janë përplasur përsëri rreth ofrimit të fakteve që ky i fundit pretendon se i solli sot në Kuvend për marrjen e 8 milionë eurove nga Xhavit Haliti, prej Ministrisë së Mbrojtjes së udhëhequr nga Ahmet Krasniqi

Lajme

03/05/2018 13:56

Deputeti Haliti i ka thënë Qunit që nuk ka sjellë fakte dhe duhet t’i informojë mediat mirë.

“Desha që t’i them edhe një herë Anton Qunit le t’i informoj mediat se nuk e ke sjellë asnjë dokument që dëshmon se unë i kam marrë 8 milionë. Sepse po dezinformojnë mediat se i ke argumentuar se i kam marr 8 milionë, unë s’i kam marrë 8 milionë të kam thënë atë ditë dhe edhe sot po të them, por edhe ty si koleg po të them, interpretimin qysh e keni bërë në emisione është tjetër, por mirë është t’iu thoni ta ndërprisni gënjeshtrën”, tha Haliti.

Ndërsa, iu kundërpërgjigj Quni, duke thënë se ka sjellë fakte.

“Ju i keni të gjitha dëshmitë për cilën shumë bëhet fjalë, është një ndër dëshmitë, normal që nuk kam arritur t’i siguroj të gjitha, por në ato dëshmi janë vula e Ministrisë së Mbrojtjes, janë numri i protokollit, janë protagonistët, janë krejt. Janë me shumë se 8 milionë euro që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për nevojat e Shtabi të përgjithshëm të UÇK-së, për nevojat e ko mandateve të zonave, e tjera, që të gjitha ju çdo herë i keni mohuar…ndoshta ende po mendoni se jeni në vitin 1998-99 kur keni marrë në pyetje njerëz të ndryshëm, i keni kërcënuar, i keni dhunuar, i keni abuzuar, por sot jemi në parlament”, tha Quni.

Por, përplasja shkoj edhe me tej, ku Haliti tha se nëse del një njeri që dëshmon se ai e ka rrahur, dhunuar apo kërcënuar, ai do të japë llogari.

“Nëse del një shqiptar, ose një përfaqësues i cilitdo komunitet që unë e kam marrë në pyetje, që unë e kam shantazhu, që unë i kam thënë ndonjë fjalë të keqe, përveç në gjaknxehtësi me shokët e mi me shumë, unë nuk kisha qëndruar këtu. Unë nuk kam rreh askënd, nuk kam vra askënd qysh po thu ti, s’kam marrë në pyetje se s’ka qenë detyrë e imja, disa gjëra i dinë ti, s’po dua të flas. Por t’i sot edhe atë ditë ke gënjyer unë nuk kam nënshkruar dokument, sepse unë nuk kam nënshkruar me pseudonim kurrë me Qeverinë e Kosovës. Gjithçka çka kam nënshkruar, unë mendoj që kemi bërë mirë, e kam nënshkruar me emër dhe mbiemër tim, unë jap llogari për gjithçka çka kam nënshkruar në këtë botë dhe botën tjetër”, u shpreh Haliti.

Quni iu përgjigj sërish Haliti, duke i thënë se është mirë që po reflekton dhe po tregon që ka pasur bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në ekzil.

“Unë ua dorëzova disa dokumente urdhëroni, mbetet në diskrecionin e juaj të publikoni nëse mendoni se është koha, bëni thirrje edhe tek autoritetet e Qeverisë që kanë menaxhuar me këto fonde a janë në pyetje me pak apo me shumë. Unë ua solla ato dëshmi….”, tha ai.

YouTube player

Debati

Xhavit Haliti: Deshta ti them Anton Qunit se le ti informon mediat se nuk e ke sjellë asnjë dokument që dëshmon se unë kam marrë 8 milionë. Unë nuk i kam marrë 8 milionë .Atë interpretimin qysh e ke bë në emisione të ndryshme.. Por mirë është me thënë që ta ndërprejnë gënjeshtrën. Nuk po e hapim debatin, por mirë është t’ju thush vet, se qysh ju ke bë këtë informatë thuju le ta ç’bëjnë ose po i qes letrat edhe unë.

Anton Quni: Nuk e kuptoj pse e shfaqni këtë nervozë

Xhavit Haliti: E shfaqa se po i shoh portalet, s’ka portal që se ka se Anton Quni dorëzoi një dokument që Xhavit Haliti ka marrë 8 milionë marka, tregoju mediave se nuk ke dëshmi se kam marrë 8 milionë marka

Antoni Quni:  Nuk kam arritur ti siguroj të gjitha, por në ato dëshmi, janë vulat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Xhavit Haliti: A janë 8 milionë marka, lej vulat

Quni: Janë më shumë se 8 milionë marka që Qeveria e Republikës së Kosovës i kanë nda për UÇK’në

Xhavit Haliti: Po të pyes Anton rrenci, a ke dorëzu dokument. Je tuj rrejtë Anton Rrenci. Nëse ka një dokument se unë kam kërcënu, kam shantazhu, unë për besë kam me dhënë dorëheqje.