Transicioni i FSK-së është sukses i përbashkët! – Lajmi.net
Transicioni i FSK-së është sukses i përbashkët!
Autori: Burim Ramadani Op-EdOpinion 11:29, 14 September 2018
Kosova po kthehet gradualisht në kontribuese për sigurinë, jo vetëm konsumuese e saj. Në botën e sotme dhe sipas koncepteve të Mbrojtjes së Mençur, Kosova do të kontribuojë në rajon dhe më gjerë. Anëtarësimi në NATO sigurisht dhe pa dilemë është objektiv nacional, politik dhe qytetar.

Me metodologji krejtësisht shkollore të punës është bërë dokumentimi i të arriturave jo vetëm në FSK, por në të gjitha institucionet e Kosovës.

Transicioni i FSK-së do të përbyllet me sukses!

Pa asnjë dilemë! Skepticimzi është krejtësisht i pavend!

As nuk ka nisur ad hoc dhe as nuk përfundon kuturu. Ky proces është i gjatë dhe i mundimshëm, por tejet i saktë dhe i detajuar.

Qytetarët, komunitet, shtetet rajonale dhe partnerët ndërkombëtare e kanë të qartë se ushtria e Kosovës, që do të jetë e plotë sipas Planit 10 vjeçar, është një institucion partner për sigurinë e brendshme, rajonale, por edhe më gjerë. Kosova është aleat dhe i përket botës demokratike.

Forca e saj e Sigurisë do të jetë krah për krah me NATO-n dhe shtetet partnere në kontributin për paqe dhe siguri. Si institucion i zhvilluar sipas standardeve të NATO-s, transicioni i FSK-së do të jetë dobisjellës për rajonin, po ashtu.

Traniscioni i FSK-së është një e mirë jo vetëm për qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, por do të jetë ndihmuese për qasjen e përbashkët rajonale ndaj sfidave të ndryshme të sigurisë, me të cilat përballet rajoni dhe bota. Ky proces bazohet në plan dhe qasje gjithëpërfshirëse, transparencë të plotë dhe përpjekje të përbashkëta.

Kosova po kthehet gradualisht në kontribuese për sigurinë, jo vetëm konsumuese e saj. Në botën e sotme dhe sipas koncepteve të Mbrojtjes së Mençur, Kosova do të kontribuojë në rajon dhe më gjerë. Anëtarësimi në NATO sigurisht dhe pa dilemë është objektiv nacional, politik dhe qytetar.

Kontributi për paqe është suksesi i Kosovës.

Sidoqoftë, gjithçka bazohet në plan pune të qartë, transparent dhe të koordinuar mirë.

Vendimi për transicionin e FSK-së e ka një çelës të suksesit: Puna metodike dhe sistematike. Pa ndërprerje, me saktësi, me bashkërendim dhe me detaje.

Thelbi, po se po, është e drejta e Kosovës që të ketë organizatën e vet ushtarake. Krahas kësaj, puna e mirë që është bërë në FSK dhe mbështetja e vazhdueshme e partnerëve strategjikë. Këto nuk diskutohen!

Gjatë këtyre tetë (8) muajve që jam në detyrë dhe angazhohem në koordinimin e dokumentimit dhe kampanjën informuese mbi FSK-në, gjithçka ka qenë e qartë. Ama, bash e qartë.

Secili muaj dhe secila javë e punës ka qenë e planifikuar në këtë proces, që ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor.

Metodologjia e punës e thjeshtë, shkollore dhe e qartë: Dokumentimi i të gjitha të arriturave jo vetëm në FSK, por në të gjitha institucionet e Kosovës. Theksi, sigurisht, në argumentimin se Kosova ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse, institucione demokratike dhe multi-etnike, si dhe FSK-ja ka arritur shkallë të kthehet në institucion profesional e multi-etnik, i krahasueshëm me vendet e NATO-s.

Me dhjetëra ditë janë kaluar në ndërtimin e narrativit dokumentues dhe argumentues. Me dhjetëra ditë, pastaj, janë kaluar në shpërndarjen dhe koordinimin e këtij narrativi me partnerët strategjikë.

Asnjëherë dhe në asnjë sekond të vetëm ky proces dokumentimi e argumentimi nuk është trajtuar si lojë. Sepse, nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë lojë. Është thelbi i procesit. Është themeli i ecjes mëtutje. Kështu, kemi arritur deri te formulimet finale të dokumentimit dhe argumentimit.

Me shumë institucione të Kosovës, pastaj, janë ndarë këto. Nuk kam hezituar asnjëherë që t’i trokas në zyre secilit institucion relevant në Kosovë për të ndarë me përgjegjësit këtë dokumentim.

Më tutje, ka filluar faza tjetër, tejet e rëndësishme dhe vendimtare: ajo e kampanjës informuese jashtë Kosovës. Kulmi i saj ka qenë kampanja informuese në selinë qendrore të NATO-s. Dhe, kampanja e tillë nuk duhet të përfundojë këtu.

Kosova, thjeshtë dhe qartë, ka axhendë integruese për në familjen euro-atlantike. Nuk ka asgjë të fshehtë në këtë rrugë. Është kontribuese dhe assesi kërcënuese.

Kosova është e gatshme të punojë krah për krah me shtetet e rajonit (me të gjitha!) për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë rajonale e globale.

(Autori është Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës)

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO