Transformimi drastik, peshonte 210 kg, pas 20 vitesh arrin më në fund të lahet vetë në vaskë (Foto)

Një burrë, i cili peshonte 210 kilogramë, më në fund ka arritur të lahet vetë, pasi humbi gjysmën e peshës së tij trupore.

Fun

15/08/2017 22:27

Atij i janë dashur plotë 20 vite që të mund të futej vetë në vaskë e të bënte dush.

37-vjeçarin Charles Pask, më në fund e morën përsipër për t’i bërë një trajtim kirurgjikal përmes së cilit do të humbte peshën trupore, por e refuzoi pasi në këtë mënyrë do të humbiste përgjithmonë pasionin e tij për ushqimin dhe gatimin.

Pesha e djalit ishte tre herë mbi indeksin e lejuar për peshën e tij normale.

Gjithçka ndryshoi në jetën e tij kur një mikeshë e djalit u sëmur me kancer në vitin 2016. Ai i premtoi vajzës se do të humbte peshë një herë e përgjithmonë.

“Doja të bëja diçka për veten time. Gjithë këto vite isha bërë përtac dhe isha mësuar me këtë peshë. Pasi mikesha ime u sëmur, mendova se duhej t’u kushtoja rëndësi shenjave që më jepte trupi. 

Kur u zgjova një natë dhe po ecja nëpër shtëpi, vura re se këmbët më dhembnin dhe kockat më bënin zhurmë. Kjo ishte vërtetë shqetësuese. Mora jetën time në dorë dhe ja ku jam”, – tregon djali. /Lajmi.net/