Transformimi drastik i Nicole Kidman (Foto)

Prej kohësh, ajo ka zgjedhur të jetë bjonde, por dihet tashmë që ngjyra natyrale e flokëve të saj është e kuqe dhe duket se Nicole Kidman është rikthyer përsëri në origjinë për shkak të filmin të saj të ri “Lion”.

ShowBiz

18/01/2017 09:29

Aktorja hollivudiane është paraqitur me flokë të kuqe kaçurrele për rolin e saj më të ri dhe në një foto të publikuar së fundmi ajo shihet teksa luan kriket në një plazh në vendlindjen e saj në Australi.

Ndërkohë që duket plotësisht ndryshe nga pamja që jemi mësuar ta shohim së fundmi, aktorja 49-vjeçarë i është përshtatur më së miri rolit si një nënë adoptuese të një djali indian, i cili është i vendosur të kërkojë prindërit e tij biologjik./ Top Channel