Transformimet e koreaneve

Një numër i madh turistësh e vizitojnë Korenë e Jugut për operim të fytyrës. Numri i tyre është shumëfishuar nga viti 2009, deri në 15,428 vitin e kaluar, njoftojnë autoritetet vendëse. Industria e turizmit mjekësor është zhvilluar sa që në vitin 2012 kishte të ardhura prej 453 milionë dollarë, respektivisht trefishin nga viti 2009. Një…

Lifestyle

29/11/2013 06:00

Një numër i madh turistësh e vizitojnë Korenë e Jugut për operim të fytyrës. Numri i tyre është shumëfishuar nga viti 2009, deri në 15,428 vitin e kaluar, njoftojnë autoritetet vendëse.

Industria e turizmit mjekësor është zhvilluar sa që në vitin 2012 kishte të ardhura prej 453 milionë dollarë, respektivisht trefishin nga viti 2009. Një femër moderne koreane duhet ta ketë një trup të mirë dhe një fytyrë të bukur.

Kjo praktikë ka filluar të bëhet trend, pasi ajo ka domethënie të madhe, duke ndihmuar në edukim, martesë dhe karrierë. Në vazhdim mund t’i shihni disa nga transformimet e jashtëzakonshme të të rinjve jug-koreanë, falë operimit.