Transferohen në shtëpinë e re, ja çfarë gjejnë në dollapin e rrobave

Momenti kur transferohesh në një shtëpi të re duhet të jetë emocionues, por për një çift të ri nuk ka qenë aspak kështu.

Fun

02/06/2016 15:08

Një çift që kishte blerë një shtëpi në Bronx, Nju-Jork, ka pasur një surprizë jo shumë të këndshme kur është transferuar aty. Emrat e dy personave nuk janë bërë të ditur, por historia e tyre nuk është aspak e bukur.

Kur kanë shkuar në shtëpinë e re ata kanë ndjerë një erë të keqe. Sipas medieve vendase, çifti ka kontrolluar banesën dhe në dollapin e rrobave kanë gjetur një njeri të vdekur.

Madje, ata kanë gjetur edhe një shënim të vrasësit, ku lexohej: “Më falni për erën e keqe”.

Sipas “New York Daily News”, pronari i shtëpisë e ka shitur atë pasi personi që e kishte marrë me qira nuk ishte shfaqur për disa kohë.

Bëhet e ditur se viktima është Sideny Harris, 64 vjeç. Ai është vrarë dhe më pas vendosur në dollapin e rrobave. Ndërsa fqinjët janë shprehur: “Ne mendonin se ai ishte në spital”. Policia amerikane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.