Transferimi te Inter, Simeone me përgjigje zyrtare

Diego Simeone ka zbuluar të ardhmen e tij.

Sport

17/12/2018 14:10

Diego Simeone ka bërë të ditur se do të kaloj te Interi në të ardhmen.

Trajneri argjentinas ka zbuluar se ai do ta drejtoj skuadrën italiane në një të ardhme shumë të afërt.

“Unë i kam thënë Interit mbi 2 mijë herë, do të ndodhë”, tha fillimisht Simeone, përcjell “lajmi.net”.

“Do të vazhdojmë të punoj hap pas hapi, kam edhe një vit kontratë këtu, momentalisht po punoj mirë.

“Shpresoj që të vazhdojmë të njëjtën punë që 12 apo 13 vitet e kaluara, stili im i lojës është i njëjti me të klubit.

“Ky klub ka personalitet si klubet e tjera – Juventus, Barcelona, Atheltic Bilbao, kështu që ju duhet të vazhdoni me punën e mirë që po e bëni”, ka shtuar më tej argjentinasi.

Kujtojmë se Simeone i kaloi dy vite te Interi, duke fituar UEFA Cup-në në vitin 1998, ndërsa ka kohë që po lidhet për një kalim në ‘Giuseppe Meazza’. /Lajmi.net/