Transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, 150 milionë euro (FOTO)

Pierre-Emerick Aubameyang mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Sport

04/01/2017 13:24

Pierre-Emerick Aubameyang ka përfunduar në radarin e Kinës.

Sipas medieve gjermane, sulmuesi i Borussia Dortmundit kërkohet nga Shanghai SIPG.

Skuadra e Andre Villas-Boas është e gatshme të paguajë rekord 150 milionë euro për transferimin e Aubameyang në Kinë, përcjell “lajmi.net”.

Oferta për yllin e Gabonit parasheh shndërrimin e tij në futbollistin më të paguar në botë, më shumë se Carlos Tevez, që së fundmi u transferua në Kinë.

Aubameyangut i është premtuar pagë prej 41 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.