Transferimi i parë i Romës vjen nga Real Madridi

Transferimi i parë i Romës gjatë afatit kalimtar të janarit mund të vijë nga La Liga.

Sport

04/12/2017 17:21

‘CalcioMercato’ njofton se drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka shenjëstruar talentin e Real Madridit, Dani Caballos.

Mesfushori 21 vjeçar këtë verë i është bashkuar Real Madridit nga Real Betis, për t’i zhvilluar pesë paraqitje e për t’i realizuar dy gola.

Caballos përndryshe ka shkëlqyer me Kombëtaren 21 të Spanjës në Kampionatin Evropian U21./Lajmi.net/