Transferimi i parë i Dortmundit vjen nga Juventusi

Transferimi i parë i Borussia Dortmund në afatin kalimtar të vitit 2018 mund të vije nga Juventusi.

Sport

07/05/2018 16:51

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, raportohet se është shumë afër transferimit te Borussia Dortmund.

Sipas ‘CalcioMercato.com’ raporton se ekziston një optimizëm i madh te skuadra e Borussia Dortmundit për arritjen e një marrëveshje me agjentin e Lichtstener.

Kjo media raporton se të dy palët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm në ditët e fundit.

34 vjeçari nga Zvicra ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor./Lajmi.net/