Transferimi i Interit mbërrin në Milano, ja si e presin tifozët

Radja Nainggolan ka mbërritur në Milano.

Sport

24/06/2018 20:38

Mesfushori belg nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Interit.

Mediet në Itali raportojnë se Nainggolan sot pasdite ka mbërritur në qytetin e Milanos, për të finalizuar transferimin te Interi.

Nainggolan që në kaluarën ka veshur edhe fanellën e Cagliarit, tani gjendet në hotelin Melia në Milano, ku në pritje i kanë dalë tifozët zikaltër./Lajmi.net/

YouTube player