“Transferimi i Hysajt te Chelsea dështoi në fund”

Elseid Hysaj ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, por më pas gjithçka dështoi.

Sport

04/08/2018 10:09

Këtë gjë e pranon edhe vetë menaxheri i shqiptarit në një prononcim për “RMC Sport”.

Sipas Xhiufredit, u arrit akordi nga të dyja palët që Hysaj të transferohej te Chelsea, por më pas akordi u prish.

“Kemi qenë në bisedime me Chelsea prej shumë kohësh. Të dyja palët ishim dakord për transferimin e Elseid në Londër. Ai donte t’i bashkohej teknikut Sarri, por ndodhën ato që ndodhën dhe akordi mes palëve u prish. Tani është te Napoli dhe do të vazhdojë të japë më të mirën”.

“Rinovimi? Kemi një kontratë me klubin napolitan dhe nuk kam biseduar ende me drejtuesit e klubit. Pas fundit të sezonit që do të nisë, do të ulemi dhe do të flasim për termat dhe kushtet e reja të kontratë”, u shpreh Xhiufredi.