“Transferimi i Higuain tek Chelsea një rrezik i madh për skuadrën angleze”

Gonzalo Higuain është shumë afër marrëveshjes me skuadrën nga Premierliga, Chelsea.

Sport

22/01/2019 17:01

Se lojtari po largohet nga Milan, tregon edhe fakti se ai nuk ishte i ftuar në ndeshjen e Milan kundër Genoas.

Për kalimin e mundshëm të Higuain drejt Premierligës ka komentuar edhe trajneri i njohur, Sam Allerdyce.

Ai ka shprehur mendimin se transferimi i Higuain tek Chelsea do të jetë një rrezik i madh për skuadrat nga Premierliga.

“Për mua, Higuain është rrezik, megjithëse ka pasur karrierë të mirë, ai është një rrezik” ka thënë ish trajneri, transmeton lajmi.net.

“Ai është 31 vjeçar. Chelsea ka bërë një lëvizje të tillë me Hernan Crespon, të cilin e blenë për shumë para dhe nuk funksionoi. Mund të ndodh e njëjta” ka thënë tutje Allerdyce.

Mbetet të shihet nëse Higuain do ta kryej kalimin e tij në Londër para mesditës të së Mërkurës.

Nëse kjo gjë ndodh, atëherë sulmuesi argjentinas do të mund të paraqitet në ndeshjen kundër Tottenham, në “Carabao Cup”. /Lajmi.net/