Transferimi i Fabregas te Monaco, po dështon

Tashmë është bërë e ditur se Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea.

Merkato

07/01/2019 09:08

Chelsea po e shet Cesc Fabregasin, pasi Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Mesfushori spanjoll është shumë afër të transferohet te Monaco, por që skuadra londineze kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra franceze refuzon të ofroj më shumë se 8 milionë, pasi Fabregas ka hyr në muajt e fundit të kontratës.

Chelsea duket se nuk ka opsion tjetër, pos ta ulë çmimin e lojtarit. /Lajmi.net/