“Transferimi i Coutinhos te Barcelona, i pamundur”

Njerëzit e afërt të Philippe Coutinhos, besojnë se tani është praktikisht e “pamundur” se braziliani ti bashkohet Barcelonës nga Liverpooli.

Sport

21/08/2017 16:10

Barcelona i ka dërguar tri oferta Liverpoolit për Coutinhon, të tri këto janë refuzuar nga skuadra angleze.

Raportohej se oferta e fundit e Barcelonës për Coutinhon ishte rreth 132 milionë euro.

Sipas ‘Guillem Balague’, Barcelona tani do të tërheq ofertën e Coutinhos, pas refuzimeve të vazhdueshme nga Liverpooli.

Fokusi kryesor i Barcelonës do të mbetet Ousmane Dembele i Borussia Dortmundit./Lajmi.net/