Transferimi 40 milionësh i Barcës, cilësohej dështim te Tottenhami (VIDEO)

.

Sport

21/08/2017 23:50

Paulinho është transferimi i fundit që ka bërë Barcelona.

Katalanët duke qenë në një situatë të rëndë, gjë e cila erdhi pas largimit të Neymar, kanë ndërhyrë në treg duke paguar 40 milionë euro për mesfushorin brazilian.

Ky transferim nuk është cilësuar si ndër më të qëlluarit nga Barcelona, që jo pak herë ka dështuar në këtë aspekt viteve të fundit.

Paulinho që Barcelonës i kushtoi 40 milionë euro, te Tottenham ishte cilësuar një transferim i dështuar, sidomos pas një goditje që kishte bërë, duke huqur totalisht portën./Lajmi.net/

YouTube player