Transferimet e futbollistëve

Afati kalimtar i janarit për futbollistë u mbyll. Si zakonisht, ai solli shumë lëvizje në ditën e fundit të tij. Lajmi.net ua solli secilin transferim në kohë reale. Tani, keni mundësinë t’i lexoni të gjitha ndodhitë dhe marrëveshjet e realizuara gjatë ditës së fundit të tregut. __________________________________________________________________ Reprezentuesi holandez John Heitinga është transferuar nga Fulham në…

Sport

31/01/2014 21:40

Afati kalimtar i janarit për futbollistë u mbyll. Si zakonisht, ai solli shumë lëvizje në ditën e fundit të tij.

Lajmi.net ua solli secilin transferim në kohë reale. Tani, keni mundësinë t’i lexoni të gjitha ndodhitë dhe marrëveshjet e realizuara gjatë ditës së fundit të tregut.

__________________________________________________________________

Reprezentuesi holandez John Heitinga është transferuar nga Fulham në Everton, duke plotësuar hapësirën e krijuar pas largimit të qendërmbrojtësit Philippe Senderos.

________________________________________________________________________________

Inter ka deponuar kontratën e mesfushorit Hernanes. Ylli brazilian është futbollist i ri i Nerazzurrëve. Ai raportohet se i kushtoi gjigantit nga Giuseppe Meazza rreth 18-20 milionë euro.

Hernanes bëhet Interist

Hernanes ka nënshkruar kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2018.

________________________________________________________________________________

Sassuolo ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Paolo Cannavaro nga Napoli, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

________________________________________________________________________________

Mbrojtësi Philippe Senderos është transferuar nga Fulham në Valencia. Klubi spanjoll ka angazhuar zviceranin në formë huazimi me mundësi të nënshkrimit të kontratës trevjeçare, gjatë afatit kalimtar të verës.

________________________________________________________________________________

Getafe ka transferuar Jorge Sammirin nga Dinamo Zagreb në marrëveshje deri në vitin 2017. Ai është brazilian me pasaportë kroate, ngjashëm me sulmuesin e mirënjohur Eduardo da Silva.

________________________________________________________________________________

Roma ka angazhuar Rafael Toloin nga Sao Paulo, me opsionin për blerjen e tij në fund të këtij sezoni për 5.5 milionë euro.

________________________________________________________________________________

Sulmuesi i Fulhamit, Dimitar Berbatov ka nënshkruar për Monacon, për të zënë vendin e golgeterit të lënduar kolumbian, Radamel Falcao, ka njoftuar klubi nga Ligue 1.

Berbatov drejt Monacos

________________________________________________________________________________

A ju kujtohet Federico Macheda? Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi italian është huazuar tek Birmingham City.

________________________________________________________________________________

Verona ka transferuar mbrojtësin e Romës, Marquinho në formë huazimi me opsion të blerjes së gjysmës së kontratës së tij në fund të sezonit.

________________________________________________________________________________

Ishak Belfodil është futbollist i ri i Livornos. Sipas Sky, sulmuesi algjerian është larguar nga Inter duke iu bashkuar rivalit nga Serie A në marrëveshje huazimi deri në fund të këtij sezoni, me vlerë prej 400 mijë eurosh.

________________________________________________________________________________

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia është shumë pranë transferimit në Turqi, tek gjiganti Galatasaray. Trajneri Roberto Mancini e kërkon Ranocchian në formë huazimi.

Ranochia afër Galatasarayt

Afati kalimtar në Turqi mbyllet më 3 shkurt.

________________________________________________________________________________

Arsenal ka konfirmuar transferimin e mesfushorit suedez, Kim Kallstrom nga Spartak Moska, deri në fund të këtij sezoni.

Kim Kallstrom me fanellën e Arsenalit

Arsene Wenger ishte detyruar të angazhonte një mesfushor pas lëndimit të Aaron Ramsey i cili do të mungojë për gjashtë javë.

________________________________________________________________________________

Oliver Torres pritet të huazohet nga Atletico Madrid në Villareal. Futbollisti 19-vjeç së fundmi ka marrë lavdata të shumta nga bashkëlojtari David Villa, kurse thuhet se Mourinho është një fans i madh i tij.

________________________________________________________________________________

Juventus ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Pablo Daniel Osvaldo, në formë huazimi nga Southampton, deri në fund të këtij sezoni, me mundësi të blerjes së tij gjatë afatit kalimtar të verës për 19 milionë euro të paguara në tri këste.

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli dhe Pablo Daniel Osvaldo

________________________________________________________________________________

Fredy Guarin dhe Inter, vazhdojnë së bashku. Mesfushori kolumbian më herët gjatë këtij afati kalimtar të janarit ishte shumë pranë transferimit në Juventus.

Por, klubi është takuar sot me menaxherin e tij dhe sipas Sky Sport, palët janë pajtuar që Guarin të mbetet në Giuseppe Meazza, dhe së shpejti mund të diskutohet edhe për vazhdimin e kontratës me kushte të përmirësuara financiare.

________________________________________________________________________________

Liverpool ka marr lajm të keq në shpresat për transferimin e mesfushorit Yevhen Konoplyanka pasi menaxheri i yllit të Dnipros ka thënë: “Presidenti i klubit nuk dëshiron ta shes futbollistin, andaj transferimi i tij është shumë i vështirë”.

________________________________________________________________________________

Ish sulmuesi i Valencias, Werder Bremenit dhe Borussia Dortmundit, Nelson Haedo Valdez është transferuar tek gjiganti grek Olympiacos në huazim nga Al-Jazira.

Sulmuesi paraguaian, i famshëm për dy golat e tij në fitoren e befasishme të Herculesit ndaj Barcelonës më 2010, është ende 30 vjeç.

________________________________________________________________________________

Mesfushori suedez i Spartak Moskës, Kim Kallstrom është duke kryer testet mjekësore para zyrtarizimit të transferimit në Arsenal, raporton Goal UK.

Kim Kallstrom dhe Miroslav Klose, objektiva të Arsenalit

________________________________________________________________________________

Ish sulmuesi i Barcelonës, Jeffren Suarez është larguar nga Sportingu i Lisbonës dhe është nisur drejt Valladolidit për të kompletuar transferimin tek skuadra nga La Liga, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle AS.

________________________________________________________________________________

Sipas mediave italiane, mesfushori i Lazios, Hernanes është duke iu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit tek rivali Inter.

________________________________________________________________________________

Diego rikthehet në Atletico Madrid. Mesfushori brazilian është ritransferuar në Vicente Calderon nga Wolfsburg në formë huazimi deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes gjatë afatit kalimtar të verës.

Diego ishte pjesë e Atleticos gjatë edicionit 2011-12.

________________________________________________________________________________

Inter ka transferuar sulmuesin 19-vjeç Andy Polo nga klubi peruan Deportivo San Martin.

Andy Polo

________________________________________________________________________________

Valencia, që lejoi kalimin e sulmuesit Helder Postiga në formë huazimi tek Lazio të enjten, ka transferuar  19-vjeçarin brazilian Vinicius Araujo nga Cruzeiro në marrëveshje me vlerë prej 3.5 milionë eurosh.

________________________________________________________________________________

Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, Fabio da Silva ka kompletuar transferimin në Cardiff City në formë huazimi, së bashku me bashkëlojtarin e tij nga Old Trafford, Wilfried Zaha.

________________________________________________________________________________

Jonathan Biabiany në Milan, nuk do të realizohet. Takimi mes drejtuesve të Rossonerëve dhe atyre të Parmës nuk kanë sjell marrëveshje, raporton Sky Sport. Biabiany do të mbetet në Parma.

________________________________________________________________________________

Barcelona është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e portierit Marc-Andre ter Stegen nga Borussia Monchengladbach, raportojnë mediet spanjolle.

Gjiganti katalan kërkon portierin e talentuar gjerman për zëvendësues të Victor Valdesit i cili do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

________________________________________________________________________________

Chelsea ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Kurt Zouma nga Saint-Etienne në kontratë për pesë vjet e gjysmë. Ai do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në Francë para transferimit në Stamford Bridge gjatë verës.

________________________________________________________________________________

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka thënë se nuk do të bëjë përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të janarit. “Ju mund t’i fikni kamerat në hyrje të klubit. Nuk mendoj se ka nevojë për to. I kemi kryer punët”.

________________________________________________________________________________

Tottenham Hotspur ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Lewis Holtby tek rivali nga Premierliga, Fulham, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

________________________________________________________________________________

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Faouzi Ghoulam. Francezi i natyralizuar në algjerian ka nënshkruar për klubin nga Serie A nga Saint Etienne.

Marrëveshja është realizuar, Goulam është futbollist i ri i Napolit, raporton Gianluca di Mario nga Sky Sport.

________________________________________________________________________________

Sergio Canales do të transferohet në Real Sociedad nga Valencia për 4.5 milionë euro, raporton Marca.

________________________________________________________________________________

Milan ka kompletuar transferimin e mesfushorit ofanziv Adel Taarabt nga QPR në formë huazimi deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes gjatë afatit kalimtar të verës.

Adel Taarabt

Reprezentuesi maroken ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me gjigantin italian, ka njoftuar 18 herë kampioni i Italisë.

________________________________________________________________________________

Modibo Diakite është futbollist i ri i Fiorentinës. Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, mbrojtësi kompletoi transferimin nga Lazio rek rivali nga Serie A, Fiorentina.

Trajneri Vincenzo Montella ka siguruar një përforcim të ri për pjesën e dytë të sezonit.

________________________________________________________________________________

Menaxheri i mesfushorit të Bayern Munichut, Toni Kroos ka deklaruar se nuk ka asgjë të re në lidhje me largimin e klientit të tij nga gjiganti bavarez. “Nuk ka asgjë të re, vetëm spekulime. Nuk kam për çka të flas”, u shpreh ai.

________________________________________________________________________________

Manchester City kërkon dyshen e Portos, Eliaqum Mangala dhe mesfushorin Fernando, raportojnë mediet britanike. Ata të dy kushtojnë bashkërisht mes 42-56 milionë euro.

Eliaqum Mangala

Mirëpo, gjiganti portugez preferon qëndrimin e tyre në klub deri në fund të sezonit.

________________________________________________________________________________

Pablo Armero në West Ham, u kry. Mbrojtësi i majtë kolumbian, i është bashkuar klubit londinez në formë huazimi nga Napoli, deri në fund të sezonit.

West Ham realizoi transferimin e tretë nga Serie A gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas Marco Borriellos dhe Antonio Nocerinos.

________________________________________________________________________________

Tifozët e Lazios protestuan të enjten mbrëma para shtëpisë së presidentit Claudio Lotito kundër shitjes së mesfushorit Hernanes në Inter.

________________________________________________________________________________

Mesfushori i Interit, Fredy Guarin kërkohet nga klubi rus, Zenit St Petersburg, raporton Corriere dello Sport.

Ylli kolumbian më herët gjatë këtij afati kalimtar të janarit ishte shumë pranë transferimit në Juventus.

________________________________________________________________________________

Sipas Daily Mail, sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov do të transferohet sot në Monaco, si zëvendësim për golgeterin e lënduar kolumbian, Radamel Falcao.

________________________________________________________________________________

Levante ka transferuar mesfushorin Mohamed Sissoko si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij me PSG, verën e shkuar.

Sissoko në të kaluarën luajti në La Ligë me Valencian mes 2003 dhe 2005, kurse është paraqitur edhe për Liverpoolin dhe Juventusin.

________________________________________________________________________________

Valencia ka zyrtarizuar transferimin e ish mesfushorit të Barcelonës, Seydou Keita nga klubi kinez Dalian Aerbin.

Ylli nga Mali ka kryer me sukses testet mjekësore dhe është anëtar i ri i skuadrës nga Mestalla, mu ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.

________________________________________________________________________________

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e transferimit të yllit të Schalke 04, Julian Draxler në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Tani, Sports Mail raporton se gjiganti londinez është duke bërë përkjekje për angazhimin e Kim Kallstrom nga Spartak Moska.

________________________________________________________________________________

Mesfushori i Lazios, Hernanes ka pranuar se dëshiron t’i bashkohet Interit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Ylli brazilian është shumë pranë kalimit tek Nerazzurrët në transferim me vlerë prej 15 milionë eurosh.

“Është vendim i imi. Kam qarë sepse i dua tifozët e Lazios. Por, kam njoftuar presidentin Lotito se dua të largohem nga klubi sepse më duhet të zhvillohem nga aspekti profesional”, deklaroi Hernanes.

________________________________________________________________________________

Pablo Daniel Osvaldo ka mbërritur në Torino për t’ju nënshtruar testeve mjekësore para transferimit në Juventus.

Sulmuesi i Southamptonit do t’i bashkohet kampionit të Italisë në formë huazimi deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes gjatë afatit kalimtar të verës për 18 milionë euro.