Transferim i papritur për 50 mln funte nga Chelsea te Man Utd (FOTO)

Nemanja Maticit i është dhënë leja të kompletojë transferimin te Manchester United.

Sport

21/07/2017 17:43

‘The Telegraph’ shkruan se pronari i Chelsea, Roman Abramovich, i ka dhënë lejen mesfushorit Nemanja Matic, që të kompletojë transferimin te ‘Djajtë e Kuq’, për 50 milionë funte.

Mesfushori serb, ka humbur besimin e trajnerit Antonio Conte, sidomos pas transferimit të Bakayokos nga Monaco.

28 vjeçari që në Chelsea është sjellë nga Jose Mourinho, te Unitedi do të ketë pikërisht mundësinë që të punojë me trajnerin portugez, i cili në ‘Old Trafford’ edhe ia ofron fanellën e titullarit./Lajmi.net/