Transferim i papritur nga Manchester United te Barcelona

Barcelona po monitoron me kujdes situatën e Anthony Martial te Manchester United.

Sport

08/10/2017 17:49

Gjiganti katalan po shqyrton mundësinë e dërgimit të një oferte për sulmuesin francez, që ende nuk ka arritur ta bind Jose Mourinhon.

Martial gjatë këtij edicioni, në vetëm një ndeshje është paraqitur nga minuta e parë.

Sipas ‘MundoDeportivo’, Barcelona po monitorin situatën e Martial në ‘Old Trafford’, duke besuar se ai është i gatshëm për të veshur fanellën e tyre, dhe për të dhënë kontribut në sukseset e tyre.

Barcelona për momentin nuk ka opsione për krahun e majtë, me Dembelen e lënduar./Lajmi.net/