Transferim i papritur nga Manchester City te Galatasaray (FOTO)

.

Sport

03/08/2017 19:31

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernando, ka marrë rrugë për në Turqi, për t’iu bashkuar Galatasarayt.

Skuadra angleze Manchester City dhe ajo Galatasaray kanë arritur marrëveshje për transferimin e Fernandos në Turqi.

30 vjeçari tashmë ka marrë rrugë për të finalizuar transferimin.

Fernando ka qenë pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2014, ku ka regjistruar 64 paraqitje dhe katër gola./Lajmi.net/