Tramezzani konfirmon skemën e re të Shqipërisë

Ndonëse në pankinë vendimet i atribuo hen trajnerit, krahu i tij i djathtë ka shumë për të bërë dhe ka një rol thelbësor në Kombëtaren shqiptare. Paolo Tramezzani, në një intervistë për “Panorama Sport”, shpjegon skemat e përdorura gjatë sfidës së parë kualifikuese me Maqedoninë, duke arsyetuar edhe se si kanë ardhur ato vendime nga trajneri dhe stafi i tij.

Sport

19/09/2016 10:00

Sipas numrit dy të pankinës së Kombëtares kuqezi, Shqipëria është disa herë më e rrezikshme në rast se do të përdorë skemën 3-5-2, jo vetëm në situatat mbrojtëse, por edhe në ato sulmuese.

“Kjo ishte nga të paktat ndeshje të Maqedonisë, të cilën kishin vendosur ta luanin me modulin 5-3-2 ose 5-3-1-1 dhe na linte neve detyrën që të përshtateshim me modelin e tyre, për shkak se presioni ishte mbi ne në këtë sfidë. Donim ta çonim ndeshjen në atë mënyrë që të kishim duele individuale në fushë, pasi e dinim që kemi lojtarë më të fortë”, deklaroi Tramezzani.

“Për këtë fakt, mendoj se në pjesën e parë kishim ekuilibër taktik, gjë e cila, çuditërisht, na mungoi në pjesën e dytë. Lojën me modulin 3-5-2 e kishim provuar edhe në pjesën e dytë ndaj Marokut. Është një skemë që mund të na ndihmojë gjatë gjithë kohës, duke bërë lëvizje taktike në fushë edhe pa ndryshuar lojtarët që kemi aktivizuar nga fillimi”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.