Tramezzani: Kjo do të ndodhë në ndeshjen Itali – Shqipëri

Ish-ndihmësi i Gianni de Biasit në Kombëtaren shqiptare, madje u ka treguar rivalëve edhe pikat më të forta të kuqezinjve.

Sport

23/03/2017 14:09

Paolo Tramezzani paralajmëron Italinë se e pret një ndeshje shumë e vështirë me Shqipërinë. Ish-ndihmësi i Gianni de Biasit në Kombëtaren shqiptare, madje u ka treguar rivalëve edhe pikat më të forta të kuqezinjve.

“Hysajn e njohim të gjithë dhe e dimë se çfarë është i aftë të bëjë, Strakosha është duke u rritur te Lacio, Basha dhe Memushaj kanë eksperiencë. Edhe sulmuesit Balaj e Sadiku në Kombëtare janë shumë të rrezikshëm. Forca e tyre më e madhe është grupi dhe motivimi për Kombëtaren. Lojtarët janë rritur shumë”, tha fillimisht Tramezzani.

Ai sqaron se Italia duhet t’i trembet kësaj Shqipërie. “Duhet të trembet nga kjo Shqipëri, sepse ka dëshirë për të marrë rezultat pozitiv pas humbjes me Izraelin. Do të shfrytëzojë entuziazmin dhe organizimin që ka. Italia në aspektin individual ka diçka më shumë, por nuk e di a do të mjaftojë”, përfundoi trajneri i Luganos.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6