Tramezzani: Ja pse nuk u bëra trajner i Shqipërisë

Paolo Tramexani dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë diskutuar disa muaj më parë se De Biasi të merrte vendimin për tu larguar nga Kombëtarja, për zëvendësuesin në stolin kuqezi.

Sport

19/06/2017 22:58

Duka i ofroi Tramexanit që të ishte ai pasardhësi i De Biasit në stolin e Kombëtares, por akordi me klubin zvicerian Sion, duket se ka qenë pengesa kyçe për rikthimin e ish-zvëndëstrajnerit në Shqipëri. Këtë gjë Tramexani e zbulon gjatë një interviste të dhënë për mikrofonin e “TMW Radio”.

“U lumturova që presidenti i federatës mendoi për mua, kishim folur rreth kësaj teme edhe në muajt e mëparshëm. Kisha një akord me Sionin por pavarësisht kësaj u kënaqa shumë. Është një skuadër e re që ka shumë për të dhënë”, ishin fjalët e Tramexanit për “TMW RADIO”.