Tramezzani ia rekomandon Fiorentinës dy shqiptarë

Ndihmësi i Gianni De Biasit te Shqipëria, Paolo Tramezzani, ia ka rekomanduar Fiorentinës dy futbollistë shtiptarë.

Sport

26/06/2016 13:03

Paolo Tramezzani ia ka rekomanduar skuadrës italiane të Fiorentinës, transferimin e mesfushorëve Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi.

Xhaka edhe më parë ishte i lidhur me një kalim te “Viola”, ku do të ribashkohej me trajnerin që dikur e kishte edhe te Baseli, Paulo Sousa.

“Taulant Xhaka është një profil futbollisti i cili në sistemin e lojës së Paulo Sousas mund të paraqitet shumë mirë, ndërsa edhe Abrashi i Fraiburgut është një profil shumë interesant”, ishin këshillat e Tramezzanit në një intervistë për “Radio Bruno”, transmeton Panorama Sport.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.