Trajtimi i ri që do të ndalojë kruarjen vetëm përmes dritës

Kruarja së shpejti do të lehtësohet për miliona njerëz vetëm nëpërmjet ndriçimit të një drite në lëkurë, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

17/12/2018 20:47

Testet mbi minj treguan se ata nuk përjetonin ndjesinë e bezdisshme pas trajtimit – dhe ata gërvishteshin më pak, transmeton lajmi.net.

Rezultatet, të cilat janë quajtur ’emocionuese’, japin shpresë të re për ata që vuajnë nga çrregullime kronike të lëkurës, siç janë edhe ekzema dhe psoriaza.

Hulumtuesit në Laboratorin e Biologjisë Molekulare Evropiane në Romë vendosën të shqyrtojnë shkaqet rrënjësore të kruarjes, në shpresën e një trajtimi të ri.

Ata zhvilluan një kimikat, të quajtur IL31-IR700, i cili është i ndjeshëm ndaj dritës dhe lidhet me qelizat e ndjeshme të kruajtjes në sipërfaqen e lëkurës.

Ekipi injektoi këtë kimikat në lëkurën e minjve. Kur lëkura e trajtuar me kimikat ishte e ndriçuar me drita infra të kuqe, qelizat që ndjenin kruajtjen tërhiqeshin nga sipërfaqja e lëkurës, treguan testet. /Lajmi.net/