Trajnimi maqedonas në Nish dhe Moskë – Lajmi.net
Trajnimi maqedonas në Nish dhe Moskë
Autori: Lajmi.net LajmeOp-EdOpinionPolitikë 16:21, 19 January 2018
Në të ashtuquajturën “Qendër humanitare ruse-serbe”, së fundi janë kyçur edhe strukturat e sigurisë nga Maqedonia. Për ekspertët perëndimorë ky qenka sinjal për alarm, ngase për Shkupin zyrtar ky do të ishte një gabim i rëndë.

Xhemal AHMETI

Bruksel, 19 janar – Edhe struktura policore dhe të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë tashmë janë pjesë gati e rregullt e programit serbo-rus, i cili fshihet pas logos “Qendra humanitare serbo ruse” në rrugën “Vozduhopllovaca” 1, të qytetit Nish. Qendra qëmoti është demaskuar si operatore për riformimin e rrjeteve të spiunazhit rus në Ballkan. Kjo është arsyeja se pse SHBA-të dhe qeveritë perëndimore kërkuan nga Serbia që ta mbyll nëse vërtetë aspiron për në BE.

Qendra jo se nuk mbyllet, përkundrazi ajo zhvillon aktivitete intensive në trajnim e dikastereve të ndryshme të Serbisë, Republika Serbska-s dhe Maqedonisë. Përpos kësaj paradokohe gazeta prestigjioze britanike “Guardian” erdhi me një hulumtim, nëpërmjet të cilit dokumente edhe stërvitjen e grupeve ekstreme fashiste si “Srbske čast” aty.

„Po vërehet pjesëmarrja e Maqedonisë në këto struktura. Së fundi ata ishin pjesë e një programi për “koordinimin e situatave të jashtëzakonshme” në Akademinë e sigurisë civile të Moskës. Vetëm ata dhe serbët, askush tjetër nga rajoni”, na thotë një diplomat gjerman pranë BE-së që vëzhgon situatat e sigurisë në Ballkan. Aktivitetet e shërbimeve maqedone aty mirëpo raportohen edhe në faqen zyrtare të “RSHC”-së dhe a nuk ka gjasa që e gjithë zhurma të jetë spektakël pa bazë?

“Jo”, na thotë diplomati dhe sqaron matej: “ne jemi të sigurt dhe e dimë saktësisht se është satelite e FSB – së ruse dhe agjenturave tjera të saja. Kjo shihet edhe në formën e trajnimeve ku kryesisht janë gjeneralë, policë, agjentë e plotë syresh që edhe kërkohen madje për luftërat ne Bosnjë dhe Kosovë”. Kjo del e vërtetë kur bastisë galerinë e fotografive të kësaj qendre – gjithë janë aty!

Është kjo pjesëmarrje maqedonase në këtë “komplot anti-perëndimor” – siç quhet tashmë qendra nga shumica e vendeve përreth – mbetje nga koha e Gruveskit, apo edhe vetë kryeministri i ri proevropian Zaev bënë lojën e dyfishtë si serbët. Për të fundit thuhet sikur këtë “Qendër humanitare”, bashkë me rusët ta përdorin për “nxitjen, manaxhimin e trazirave në rajon dhe jashtë Serbisë”.

“Ashtu siç bënë në Mal të Zi, Maqedoni dhe tash në Kosovë”, është i bindur burimi ynë.

Qendra u bë publike më 25. prill të vitit 2012 me nënshkrimin e ministrit të atëhershëm të brendshëm I. Daçiç dhe ministrit për situata të jashtëzakonshme të federatës ruse V. A. Puçkov. Së fundi ishte zv/sekretari i shtetit amerikan Hoyt Brian Yee që kërkoi unanimisht nga Serbia të mbyll këtë qendër nëse donë të ecë drejt Europës e jo anëve tjera.

 Legjenda:

  1. Njëri nga shënimet zyrtare të qendrës për pjesëmarrjen e Maqedonisë në to.
  2. Grupi e kstrem nacionalist “serbska çast” trajnohet poashtu në atë qendër.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO