Trajnerja personale e Madonnës ia mori të dashurin (Foto)

Madonna sulmoi ashpër ish-trajneren e saj personale gjatë një koncerti në Filipine.

ShowBiz

27/02/2016 17:10

57-vjeçarja deklaroi përpara turmës prej 20 mijë personash se stërvitësja e saj personale nga Filipinet kishte shkuar me të dashurin e saj.

“Dikur kisha një trajnere nga Filipinet- e bukur, e bukur ajo vajzë. Ishte e talentuar dhe e mrekullueshme. Por më q… të dashurin dhe unë e pushova nga puna”, tha këngëtarja.

“Doja ta ndaja me ju këtë histori. Në këtë rast, nuk ishte një fund i lumtur”.

Disa media thonë se trajnerja e saj personale ka qenë Nicole Winhoffer.