Trajnerit të përfaqësues së Kosovës ia gjejnë qenin pas 36 orësh, kishte rënë në gropën e kanalizimit (Foto)

Trajneri i portierëve të përfaqësues së Kosovës në futboll, Naser Prapashtica ka arritur ta gjejë qenin e tij pas 36 orësh.

Lifestyle

15/11/2016 19:08

Qeni i Prapashticës, kampion i dyfishtë në Ballkan është gjetur pas 10 orë kërkimeve nga kompania International Security.

Qeni kishte rënë në gropën e kanalizimit në Lagjen Marigona, derisa me ndihmën e kamerave është gjetur vendndodhja e qenit dhe është nxjerrë i gjallë.

Prapashtica ka falënderuar Afrimin, Bedriun dhe Dritonin për këtë punë të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/

qenka1 qenka2 qenka3 qenka4 qenka5