Trajneri Valverde tregon se çka po i motivon për ndeshjen ndaj Sevillas

Barcelona, këtë vikend, pret në shtëpi skuadrën e Sevillas.

Sport

19/10/2018 21:18

Sevilla në këtë takim udhëton në një formë fenomenale, si lidere e kampionatit spanjoll, përcjell lajmi.net.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe tekniku spanjoll, Valverde. Ai ka thënë se skuadra është e nxitur ta rikthejë lidershipin në tabelë.

Megjithatë, ai ka thënë se është në dijeni për formën e mirë të Sevillas dhe se do të tregohen shumë të kujdesshëm.

“Sevilla janë në një seri të mirë dhe sezoni ka nisur për mrekulli për ta. Ne kemi nxitjen për të rikthyer lidershipin. Ata janë në moment të mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Jemi përgatitur për gjithçka” ka thënë Valverde.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave zhvillohet  të shtunën, me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/