Trajneri serb largon nga ekipi dy kosovarë

Albert Bunjaku dhe Enis Alushi ishin lojtarë të rëndësishëm të Kaiserslauternit deri këtë sezon, por pjesëmarrja e tyre në Përfaqësuesen e Kosovës e ka penguar trajnerin serb të ekipit gjerman, i cili po mendon t’i largojë ata nga ekipi.

Sport

03/06/2014 17:06

Albert Bunjaku ka impresionuar në dy ndeshjet e fundit miqësore të përfaqësueses së Kosovës, kundër Turqisë e Senegalit, ndërsa Enis Alushi ishte shtyllë në mesfushë dhe qendërmbrojtës i krijuar në mungesë të tyre.

Bunjaku shënoi dy golat e vetëm të Kosovës dhe shkëlqeu sidomos në ndeshjen e dytë me Senegalin, kurse vlerat e Alushit i konfirmuan futbollistët e Turqisë të cilët vetëm atë e njihnin nga grupi i lojtarëve si futbollist me potencial për futbollin në Gjermani.

Të dy lojtarët janë pjesë e Kaiserslauternit në Bundesliga II, Alberti madje ka qenë kapiten i ekipit, deri sa Alushi lojtar i rëndësishëm në mesfushë.

Çdo gjë po shkonte mirë deri sa trajneri i ri, Kosta Runjaiq nuk vendosi t’i hakmerret atyre për angazhimin në përfaqësuesen e Kosovës.

“Nuk e di se çka ka ndodhur, por relacionet e tona me klubin kanë ndërruar dukshëm që nga ardhja e trajnerit dhe sidomos nga angazhimi jonë për Kosovën”, tha Bunjaku në një bisedë për portalin, Sporti 1.

“Situata është e njëjtë si për mua si për Alushin. Është e vërtetë se ne kaluam një lëndim vitin e kaluar, por ishim të gatshëm për ekipin dhe që nga ardhja e jonë për Kosovën, ai na ka lënë tërësisht jashtë ekipit”.

“Unë dua të sqaroj pozitën time në klub, sepse ofertat nuk po mungojnë kam, dy oferta nga klube serioze që janë konkrete. Nuk dua që angazhimi im për Kosovën të më hakmerret në këtë mënyrë”.

Runjiq 43 vjeçar ka lindur në Vjenë të Austrisë, por është nga prindër serb.

Bunjaku gjatë tërë kampionatit 2013/14 luajti vetëm 35 minuta në3 ndeshje (një edicion më herët ishte golashënuesi mirë i ekipit me 13 gola), kurse Alushi ka luajtur vetëm në 11 ndeshje (vetëm 5 herë më 2014), transmeton Sporti1.