Trajneri serb injoron Kaçen, shqiptari largohet nga PAOK-u

E ardhmja e Ergys Kaçes me shumë gjasa do të jetë larg PAOK-ut.

Sport

11/08/2016 19:02

Në mediat greke nuk kanë të ndalur lajmet që e shohin mesfushorin e kombëtares shqiptare larg ekipit nga Selaniku.

Sipas raportimeve që vijnë nga vendi fqinj, 23-vjeçari nuk është më në planet e trajnerit serb Vladan Iviç, ndaj klubi e ka nxjerrë në shitje. Mësohet se PAOK-u i ka ulur pretendimet financiare dhe është gati ta lëshojë lojtarin për një milion euro, 1.5 milionë më pak se oferta që iu bë verën e shkuar.

Gjithnjë referuar informacioneve nga mediat helene, vetë Kaçe ka refuzuar disaoferta, pasi synon të transferohet në një klub nga ligat e mëdha por që të mos jetë në luftë për mbijetesë.

Vera pritet të mbetet e nxehtë për Ergys Kaçen, i cili duhet që të gjejë një ekip të ri.