Trajneri rumun: Shqipërinë e mposhtim me këtë rezultat

Mediat rumune kanë filmuar një bashkëbisedim në hotelin e përfaqësueses mes trajnerit të dytë të Rumanisë, Viorel Moldovan dhe ish-futbollistit të kombëtares rumune, Kozmin Kontra, ku i pari i tregonte të dytit bindjen që kishte për fitoren e Rumanisë.

Sport

19/06/2016 18:42

Në një moment, Moldovan, i cili do marrë drejtimin e francezëve të Okser pas turneut, u kthye nga kamerat duke dhënë parashikimin e tij për sfidën.

“Do të fitojmë 3-1, keni për ta parë. Nëse do të vini bast, vini që do të fitojmë 3-1”, ishin fjalët e tij para kamerave që po filmonin bashkëbisedimin mes dy ish-futbollistëve të përfaqësueses rumune.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.