Trajneri që ka shkruar historinë në futboll e zëvendëson Allegrin te Juventusi

Karrigia e Massimiliano Allegrit është lëkundur.

Sport

21/02/2019 11:43

Trajneri italian po rrezikon të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Juventusit, nëse eliminohet nga Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve.

Juventus ka pësuar humbje 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve nga Atletico Madrid në ‘Wanda Metropolitano’.

Largimi i mundshëm i Allegrit i hap rrugën Zinedine Zidanes që të rikthehet te Juventusi.

Francezi që në të kaluarën ka veshur fanellën e kampionëve të Serie A, po monitoron situatën te Juventus, duke e menduar seriozisht stolin.

Për Zidanen ka interesim edhe nga Chelsea, ku ish trajneri i Real Madridit po konsiderohet si zëvendësues i Maurizio Sarrit./Lajmi.net/