Trajneri në spital, e rrahën me shkopinj bejsbolli: Tmerrohet Amir Rrahmani (FOTO)

Mario Cvitanoviç, trajneri i Dinamos së Zagrebit dhe kosovarit Amir Rrahmani, ka përfunduar në spital gjatë natës së mbrëmshme, pasi është dhunuar para derës së shtëpisë së tij nga persona të maskuar.

Sport

21/09/2017 16:22

Cvitanoviç ka qëndruar mbrëmë disa orë në spital nën kontrollin e mjekësve.

Ai është goditur me shkopinj bejsbolli në momentin kur po hynte në banesën e tije në Zagreb.

Kjo ndodhi pak orë pasi kishte drejtuar Dinamon në ndeshjen e Kupës së Kroacisë kundër NK Borac, të fituar me shifrat 6-0.

Cvitanovic Dinamo Zagreb

Klubi i Dinamos së Zagrebit i ka bërë thirrje policisë që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

Ata ngjarjen e shohin të lidhur me sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç.

Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës.

Kër këtë arsye nuk udhëtoi drejt Shqipërisë.

Ndërsa Cvitanoviç pritet që të kthehet që në fundjavë në pankinë, pasi fatmirësisht, dëmtimi më i madh që ka pësuar nga sulmi i mbrëmshëm ishte një frakturë në krah.

Mamic