Trajneri legjendar: Kjo skuadër mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Trajneri legjendar, Arrigo Sacchi, beson se Bayern Munich këtë edicion nën drejtimin e Carlo Ancelottit mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sport

24/02/2017 18:50

Bayerni në ndeshjen e parë të 1/16, dhuroi shfaqje të mahnitshme ndaj Arsenalit, duke fituar 5:1.

Sacchi, mendon se Bayerni mund ta fitojë këtë vit Ligën e Kampionëve, nëse gjithë lojtarët kanë motivimin e duhur.

“Bayern mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, por për të ndodhur kjo, të gjithë lojtarët duhet ta kenë motivimin e duhur”, ka deklaruar Sacchi.

“Favoriti, Barcelona, ka probleme. Dhe kjo është arsyeja pse ky sezon është më i balancuar. Lojtarët e Baynernit nuk janë edhe të rinj, disa nga ata e kanë fituar shumë. Të arriturat e tyre varen nga motivimi që kanë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6