“Trajneri ia ka thënë troç problemin Rashicës” – Lajmi.net
“Trajneri ia ka thënë troç problemin Rashicës”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 20:06, 14 September 2018
Milot Rashica është një nga futbollistët më premtues të Kosovës. ish-sulmuesi i krahut, që u grumbullua dhe me Kombëtaren e Shqipërisë, është nën menaxhimin e Altin Lalës, një tjetër ish-futbollist të ekipit kombëtar dhe sot menaxher futbollistësh.

Në intervistën dhënë për Telesport, Altin Lala ndër të tjera flet edhe për Milot Rashicën, të cilin pak kohë më parë transferoi në Gjermani te Werder Bremen. Ai tregon se Miloti ende nuk e ka zbuluar potencialin që ka, që sipas Altin Lalës, nëse arrin të ambientohet mirë në Bundesligë, mund të bëj hapa akoma më të rëndësishëm në karrierë.

“Për mendimin tim, Miloti, ia ka thënë edhe trajneri i vet, edhe unë, nuk është i qartë se sa i fortë është, se çfarë potenciali ka. Pavarësisht se ka ardhur dy herë nga pankina, njëherë kundër Hanoverit dhe pastaj kundër Frankfurtit, në 45 minuta lojë ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

E ka ndihmuar skuadrën po themi me tri pikë më shumë, sepse në ndeshjen e parë ishte duke humbur, ndërsa në ndeshjen e dytë ishte barazim. Ai me ato pak minuta që ka pasur në dispozicion, ka bërë diferencën. Edhe lojtarët e klubit, edhe trajnerët që i njoh të dy, më thonë se ka kualitetet të jashtëzakonshëm. Ka nevojë edhe për pak më tepër ambientim në Bundesligë.

Këtu është një ligë shumë dinamike në krahasim me ligat e tjera, vetëm Premier Liga mund t`i afrohet. Është shumë dinamike, nuk ke gjysmë sekondi pushim gjatë lojës. Edhe kur del topi jashtë, duhet të kesh kujdes se fillon loja sërish. Vetëm kur ke ndonjë korne, apo ndonjë ence, merr pak frymë. Ndryshe, është ligë shumë intensive. Aty duhet të ambientohet pak më tepër, porthem se Miloti është djalë i zgjuar dhe ka kualitet të jashtëzakonshëm”-përfundon Altin Lala.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO