Trajneri i Villarrealit: Ja si e mposhtëm Realin!

Villarreal ka shënuar fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni, duke e mposhtur Real Madridin n ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat minimal 0-1.

Sport

13/01/2018 23:56

Trajneri i ‘Nëndetëses së Verdhë’, Javi Calleja, është deklaruar për këtë fitore, duke ‘zbuluar’ formulën e suksesit.

“Luajtëm të patrazuar dhe u treguam më të rrezikshëm. Në pjesë të parë ata na detyruan të tërhiqeshim mbrapa dhe hasem në probleme për të kryer kundërsulme. Por në të dytën, kur e patëm se ishim në një nivel, e dinim ndeshja mund të shkonte në favorin tonë. U treguam inteligjentë dhe efektivë”, ka deklaruar Calleja.

Kjo humbje e lë Realin në pozitën e katërt, me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona lidere./Lajmi.net/