Trajneri i Steauas: E përgëzoj Prishtinën, ishin më të mirë se ne

Steaua Bucurest u demolua mbrëmë nga Prishtina në kuadër të FIBA Europe Cup.

Sport

14/11/2018 09:44

Trajneri i Steaua Bucurest, Sasa Ocokoljic, ka thënë pas ndeshjes se Prishtina e ka merituar fitoren me plotë meritë, pasi ishin skuadër më e mirë.

“Unë vetëm e uroj Prishtinën për kalimin në fazën tjetër, pasi ishin skuadër më e mirë se ne dhe e merituan të fitonin”, tha pas ndeshjes trajneri i Steauas, shkruan “lajmi.net”.

“Ne patëm një paraqitje, të themi solide, pasi edhe basketbollistët e mi treguan një ndeshje të mirë, mirëpo Prishtina ishte më e mirë.

“Ata kanë bërë një punë të mirë në FIBA Europe Cup, andaj i përgëzoj”, ka përfunduar Sasa Ocokoljic.

Kujtojmë se Prishtina fitoi mbrëmë ndaj Steaua Bucurestit me rezultat, 74:69. /Lajmi.net/