Trajneri i Shkëndijës me deklaratë të papritur pas humbjes

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, ka folur pas humbjes së thellë nga Milani.

Sport

17/08/2017 23:31

Osmani ka theksuar që Shkëndija i bëri disa gabime të pafalshme në mbrojtje, përcjellë “Lajmi.net”.

Sot nuk ishim në nivelin e duhur, veçanërisht në mbrojtje, ku bënim gabime që një ekip si Milani din t’i dënojë”, tha Osmani.

“Ne po përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë se do të prezantohemi shumë më mirë, do të bëjmë një lojë më të bukur”, shtoi ai.