Trajneri i Sheriffit i frikësohet Kukësit

Pavarësisht fitores në shtëpi me rezultatin 1-0, moldavët e Sherif Tiraspolit i tremben skuadrës së Kukësit në sfidën e kthimit, kjo edhe për shkak të paraqitjes mbreslënëse që kampionët e Shqipërisë bënë në Moldavi.

Sport

18/07/2017 22:53

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, trajneri i Sherifit, Roberto Bordin, deklaroi se skuadra e tij duhet të bëjë një paraqitje të madhe për të mos i dhënë shansin Kukësit që të dominojë lojën.

FJALET E TRAJNERIT

“Ndeshja e nesërme me Kukësin do të jetë ndryshe nga ajo e kaluara, kemi përballë një skuadër që na ka impresionuar në shtëpinë tonë, një skuadër që nuk lëshoi asnjëherë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Për ne është shumë e rëndësishme që vijmë në Shqipëri me një gol avantazh. Duam të bëjmë një paraqitje të madhe jo duke mbrojtur rezultatin 1-0, por të bëjmë një ndeshje të mirë. Temperaturat? Edhe tek ne bën vapë, ndaj nuk mendoj se është problem për ne kjo gjë. Duam që ne ta bëjmë ndeshjen dhe mos t’ia lëmë në dorë Kukësit. Duam të bëjmë gol dhe më pas të kalojmë turin.

Çdo ndeshje është e ndryshme nga tjetra, ku edhe pse shënuam një gol në ndeshjen e parë kemi pasur shumë raste. Skuadra është gati për këtë ndeshje, e dimë që do të jetë e vështirë, por do të bëjmë lojën tonën për të kaluar turin.

Kundërshtari do të kërkojë që të kthejë rezultatin dhe e dimë që nuk do të jetë si në ndeshjen e parë dhe do na duhet që të kundërpërgjigjemi në çdo aksion, jo vetëm duke u mbrojtur, por edhe të sulmojmë duke bërë lojën tonë”, deklaroi Bordini.