Trajneri i Senegalit “çmend” internetin me festën pas golit

Vëmendjen e mediave ka marrë edhe trajneri Sise, me mënyrën e tij të festimit pas golit të dytë për ekipin e tij, që u shënua nga Niang.

Sport

19/06/2018 20:25

Senegali u prezantua me një fitore të bujshme në ndeshjen e parë të Botërorit, teksa mundi Poloninë me shifrat 1-2.

Ekipi afrikan vjen me shumë emra të njohur këtë kompeticion, si Sadio Mane, Niang apo edhe Kulibali.

Por, vëmendjen e mediave ka marrë edhe trajneri Sise, me mënyrën e tij të festimit pas golit të dytë për ekipin e tij, që u shënua nga Niang.