Trajneri i Romës zbulon objektivin e ri në Ligën e Kampionëve

usebio di Francesco ka thënë se skuadra e tij tani ka një synim të madh në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/04/2018 09:19

Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco ka thënë se skuadra e tij tani ka një synim të madh në Ligën e Kampionëve.

Ai ka theksuar se “Giallorossët” dëshirojnë ta vazhdojnë rrugëtimin në garë pas eliminimit të Barcelonës në çerekfinale.

“Kemi besuar vërtetë, tani e kemi marrë shpërblimin e merituar për një punë të madhe”, u shpreh ai pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Tani duhet ta synojmë finalen. Kemi arritur një gjë të madhe, por duhet të synojmë gjithmonë diçka më shumë. Tani mendojmë për derbi”, theksoi Di Francesco. /Lajmi.net/