Trajneri i Romës kërkon kualifikimin

Eusebio Di Francesco thotë se arritja në çerekfinale të UEFA Champions League është vendimtare për Romën përpara sfidës ndaj Shakhtar Donetsk.

Sport

12/03/2018 22:15

Roma humbi 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së parë të eliminimit direkt ndaj Shakhtarit dhe Di Francesco beson se kualifikimi është i mundur.

“Ne kemi një objektiv të vetëm, i cili kalon nëpër kolektiv, edhe dikush si Dzeko mund të jetë vendimtar”, ka thënë fillimisht Di Franscesco në konferencën për shtyp.

“Nëse luajmë si në Napoli, do të ishte mirë për ne. Ne kemi një ekip të mirë para nesh, por nuk mund të jemi të lumtur vetëm duke kaluar tutje”.

“Ne duhet të fitojmë. Kualifikimi është thelbësor për ne që të rikthejmë momentin, jo vetëm për ne por edhe për klubin”.

“Roma duhet të tregoj cilësitë në këtë lojë dhe unë ende shpresoj që të bëj diçka të rëndësishme me këta djem”, përfundoi trajneri italian. /albeu.com/