Trajneri i Romës befason me deklaratën për shortin kundër Barcelonës

Eusebio Di Francesco ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Sport

17/03/2018 13:54

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Ai ka thënë se njësoj sikurse ekipi katalan, edhe skuadra e tij e ka pritur me pozitivistet ballafaqimin me gjigantin nga La Liga.

“E kemi pritur me buzëqeshje shortin kundër Barcelonës. Jemi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe do të luajmë me shumë lumturi”, deklaroi Di Francesco në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Po ashtu, kemi shumë dëshirë të luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në botë dhe kundër futbollistit më të fortë në botë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/