Trajneri i ri në PSG do të jetë gjerman

Unai Emery do të largohet nga posti i trajnerit në PSG, në fund të këtij sezoni.

Sport

30/03/2018 11:15

Trajneri i ri në Paris Saint-Germain do të jetë gjerman.

“L’Equipe” shkruan se klubi francez kërkon ish trajnerin e Borussia Dortmund, Tomas Tuchel ose selektorin e Gjermanisë, Joachim Low.

Unai Emery do të largohet nga posti i trajnerit në PSG, në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Në vend të tij, favoritët kryesorë janë Tuchel dhe Low. /Lajmi.net/